Sekuestrohen në Serbi 300 kg marijuanë e nisur nga Shqipëria




Sekuestrohen në Serbi 300 kg marijuanë e nisur nga Shqipëria

13:01 27/01/2022

Policia serbe ka arrestuar pesë trafikante droge dhe u ka sekuestruar 300 kilogramë marijuanë në rajonin e Tërnovac të Madh droge e nisur nga Shqipëria.

Me këtë aksion policor pjesëtarët e shërbimit kundër drogës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike të Nishit, kanë prerë edhe një tjetër zinxhir të kontrabandës së marijuanës nga Shqipëria drejt Serbisë. Pesë personat e arrestuar me akuzën e prodhimit dhe shpërndarjes të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë vënë në pranga në tentativë për të dorëzuar marijuanën të cilën e kishin transportuar me furgon në rrugën mes Tërnovcit të Madh dhe fshatit Turija. Gjatë kontrollit policor të lokalit në automjet janë gjetur 87 pako me marijuanë të përgatitura për shitje. Të arrestuarve në flagrancë iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas do të dërgohen në prokurorinë kompetente brenda afatit ligjor.

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin ka theksuar se policia serbe me këtë veprim ka treguar se ligji zbatohet në çdo pjesë të territorit të Serbisë.

Klan News













Të ngjashme