Autoritetet në Vlorë kanë sekuestruar disa pasuri, të cilat dyshohet se vijnë nga burime të paligjshme. Bëhet fjalë prona të ndryshme, në pronësi të një personi të identifikuar nga policia me inicialet J.J., vlera e të cilave arrin në 360 mijë euro.

Kështu, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë sekuestruan 2 apartamente banimi në lagjen “10 Korriku”, 2 ambiente shërbimi-dyqan, në lagjen “Pavarësia”, 2 vende parkimi në lagjen “Pavarësia”, 6 garazhe të ndryshme në lagjen “10 Korriku”, si dhe 1 automjet tip BMW.

Në njoftimin e saj për mediat, Policia e Vlorës sqaron se

“pasuritë e sekuestruara janë përfituar si pasojë e veprimtarive të shtetasit J.J në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

 Policia e Shtetit thotë se puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga veprimtari kriminale do të vijojë.

/tvklan.al