Prona me vlerë të konsiderueshme janë sekuestruar në Vlorë me vendim të Gjykatës për veprën penale të pastrimit të produkteve penale.

Konkretisht, janë sekuestruar 2 apartamente banimi, dy llogari bankare dhe një makinë Volkswagen. Vlera këtyre pasurive kap shifrën e 543.452 Euro.

Pronat janë në zotërim të G.B., i cili dyshohet se i ka përfituar nga pastrimi i parave. Në vitin 2017, ai është arrestuar në Itali për trafik droge dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme. /tvklan.al