“Vendimi për ish-kryeprokurorin sipas ligjit Antimafia”

Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar një sërë pasurish të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Në një njoftim të SPAK thuhet se pas verifikimeve të bëra në bazë të ligjit Antimafia, sekuestrimi i pasurive të paluajtshme bëhet si masë parandaluese pasi hetimet janë ende duke u zhvilluar.

Bëhet fjalë për një apartament banimi në Durrës 67.2 m² i blerë nga ish-kryeprokurori në vitin 2012. Pasuritë e tjera janë 4 sipërfaqe toke arë në Tiranë me hapësira të ndryshme dhe të blera nga Llalla nga viti 2012 deri në vitin 2017.

Por ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm është duke u zhvilluar edhe një tjetër proces në Gjykata e Posaçme e Shkallës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që nisi që në vitin 2019.

Dosja u hap në prokurorinë e Durrësit për mosdeklarim të të ardhurave në kufi dhe që më pas ia kaloi për shqyrtim SPAK-ut. Edhe ky hetim çoi në sekuestrimin e disa pasurive, por pak ditë më parë Gjykata e hoqi sekuestron. Tashmë SPAK i ka bllokuar sërish pasuritë e Adriatik Llallës, këtë herë në bazë të ligjit Antimafia.

Tv Klan