Kur ka kaluar një vit nga gjetja e 3.4 milionë euro në dy makinat “Toyota Yaris”, në Portin e Durrësit, prokuroria ka sekuestruar pasuritë e personave të përfshirë.

Nën sekuestro janë vendosur rreth 2 500 metra katror tokë në bregdetin e Ishmit, si dhe shuma prej 72 mijë euro si dhe dy apartamente në kryeqytet.

Për këtë ngjarja janë vënë në pranga Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa janë shpallur në kërkim kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi që dyshohet se janë personat që sollën makinat me para në Portin e Durrësit.

Tv Klan