Arrestohet shoferi i automjetit që udhëtonte për në Francë

Zbulohen në Portin e Durrësit rreth 61 mijë euro, të fshehura në një minibus të linjës Shqipëri-Francë. Eurot ishin vendosur poshtë vendit ku qëndron shoferi, të mbuluara me një llamarinë dhe ndodheshin në qese.

Ende nuk dihet nëse shuma e parave do të çohej në Francë apo në ndonjë shtet tjetër të BE-së. Policia ka arrestuar shoferin e minibusit, një 48-vjeçar, ndërkohë që ka gjetur edhe 46 bizhuteri floriri.

Tv Klan