Autoritetet doganore të Kapshticës kanë goditur një rast të shumave të parave të padeklaruara në kufi. Një shtetas turk me iniciale A.U. 52 vjeç u arrestua pasi iu gjetën 5300 Dollarë, 4095 Euro dhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.

52-vjeçari turk udhëtonte me autobus dhe paratë i mbante në një çantë personale. Ato u sekuestruan pas kontrollit në vijën e dytë të autobusit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

/tvklan.al