Ky është momenti kur policia e Shkodrës arrestoi në këtë hotel një prej personave në fshatin Vilun të Velipojës, ku u sekuestrua 1.5 ton drogë. Pakot e kanabisit të ambalazhuara me natriban po përgatiteshin të ngarkoheshin në një gomone që do të transportonte lëndën narkotike drejt Italisë.

Ky është furgoni i përdorur nga trafikantët për të kryer transportin e lëndës narkotike nga magazinat e hotelit drejt bregut të detit.

Enriko Zyle 42 vjeç nga Shkodra, efektiv i Policisë kufitare në Tiranë, u arrestua gjatë operacionit. Ai u kap në momentin kur drjetonte këtë makinë të mbushur me lëndë narkotike ndërsa e transportonte tek gomonia në breg te detit.

Në oborrin ndodheshin edhe disa automjete të tjera të mbushura me kanabis. Bashkë me të u ndaluan edhe, Sokol Ujka, 42 vjeç, Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, Genti Dano, 35 vjeç, Dervish  Gjolekaj, 32 vjeç,  të gjithë nga Vlora. Në kërkim u shpallën edhe tre persona.

Operacioni u krye në mesantë nga policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH-ja. Në të njëjtën zonë me 4 Qershor të këtij viti u zhvillua një tjetër operacion, i cili goditi një rrjet të trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Altin Rramolli, Kasëm Piluri, Andi Mita  Andrea Çaushi nga Tepelena u arrestuan nga policia. E njëjta zonë ka shërbyer edhe më parë si vend i nisjes së ngarkesave me lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Tv Klan