Në Pikën Kufitare të Kapshticës, policia arriti të kapte gjatë mëngjesit të së hënës 20 kilogramë kanabis sativa në tentativë për t’u trafikuar drejt Greqisë.

Lënda narkotike do të trafikohej nga Renis Kasapi, 32 – vjeç, banues në fshatin Karbunar, të Lushnjes.

Policia bëri me dije se është proceduar penalisht, në gjendje të lirë, edhe një 21 – vjeçare me iniciale S.C, nga Tirana, e cila ishte pasagjere në mjet.

Droga u gjet gjatë kontrollit të detajuar nga Policia Kufitare, përfshi edhe procesin e skanimit të kryer nga Dogana, në automjetin tip “Mercedes-Benz”, që drejtohej nga 32 – vjeçari, në një vend të përshtatur poshtë shasisë.

Lënda narkotike e sekuestruar ishte ndarë në 40 pako dhe ishte mbështjellë me natriban.

Gjithashtu u sekuestruan 3 aparatë celular, shuma prej 1150 euro, si edhe automjeti ku u gjet lënda narkotike.

Tv Klan