Policia e Tiranës ka sekuestruar 400 kg kafe të dyshuar të kontrabanduar. Kafeja u sekuestrua në një automjet në zonën e Unazës së Madhe. 39-vjeçari A.M., drejtuesi i mjetit, u ndalua nga poliica nën akuzën se furnizonte disa dyqane në zona të ndryshme të Tiranës me kafe kontrabandë.

Ai u arrestua në flagrancë për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /tvklan.al