Një operacion policor në Kosovë ka çuar në sekuestrimin e një sasi droge dhe disa armëve e municioneve në Prishtinë dhe Matiqan.

Sipas Klan Kosovës, gjatë operacionit të zhvilluar ditën e djeshme u sekuestrua 47 kg marijuanë, 3 pistoleta, 56 fishekë të kalibrave të ndryshme, 2725 Euro dhe 3 automjete.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 6 persona, të gjithë shtetas të Kosovës.

/tvklan.al