Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi lënde narkotike gjatë aksionit të koduar “Kallarati”. Në pranga ka rënë 31-vjeçari me iniciale S.L. nga fshati Kallarat i Vlorës.

Blutë e qytetit bregdetar kishin marrë informacion se 31-vjeçari posedonte lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Gjatë kontrollit në banesën dhe makiën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 14.4. kg kanabis.

Policia është duke vazhduar hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /tvklan.al