Policia angleze ka sekuestruar një furgon të mbushur me para gjatë një kontrolli rutinë. Brenda mjetit u gjetën pothuajse gjysmë milioni Paund. Furgoni u ndalua në Leicester për kontroll dhe efektivët u habitën kur brenda zbuluan 465 mijë Paund.

Shoferi u arrestua dhe do të merret në pyetje për të dhënë shpjegime për sasinë e madhe të parave për të zbuluar origjinën dhe burimin e tyre. Paratë e sekuestruara ishin në kartmonedha 20 Paund dhe 50 Paund të ndara në tufa.

“Shoferi është arrestuar dhe do të qëndrojë në paraburgim. Ai do të merret në pyetje nga oficerët pasi arrestimi lidhet me një hetim në vazhdim të policisë”, tha një zëdhënëse policie.

/tvklan.al