Një sasi e konsiderueshme parash është sekuestruar në Portin e Durrësit nga autoritetet kufitare.

Mësohet se paratë cash u gjetën të fshehura brenda një furgoni që ndër të tjera transportonte mallra.

Bëhet fjalë për një sasi të madhe parash, por që nuk dihet ende shumë konkrete për shkak se janë duke u numëruar. Sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se furgoni ku ishin fshehur paratë ishte nisur nga Anglia.

Më pas ka mbërritur në Itali dhe prej andej përmes tragetit ka udhëtuar drejt Shqipërisë nga Porti i Durrësit.

Furgoni u konsiderua me risk nga autoritetet portuale dhe u ndalua për kontroll, ku dhe u gjet shuma e parave. Policia ka ndaluar drejtuesin e furgonit. Hetimet për këtë ngjarje vijojnë. /tvklan.al