Një muaj pas arrestimit të ish-Drejtorit të Postës në Korçë, policia e këtij qyteti ka sekuestruar një pronë të tij.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se sot kanë vendosur në sekuestro preventive një lokal në pronësi të ish-drejtorit Valter Gora.

Gora dyshohet se të ardhurat e paligjshme i ka investuar në blerjen e lokali, të cilin e kishte lënë me qira për filialin e Postës Shqiptare.

Ndërkohë mësohet se vijon puna për të verifikuar dhe evidentuar pasuritë e tjera, që mund të jenë në emër të 41-vjeçarit dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të tij.

Gora është u arrestuar në datë 14 Korrik, në kuadër të operacionit policor “Kontrata” dhe akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim./tvklan.al