Një sasi parash është sekuestruar sot pasdite në portin e Durrësit. Sipas Klan News bëhet  me dije se paratë janë kapur gjatë kontrollit të një furgoni.

Mësohet se autoritetet janë duke numëruar sasinë e parave që janë në valutën Paund. Furgoni ku janë gjetur paratë vinte nga Itali.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili po merret në pyetje lidhur me këtë ngarkesë të jashtëligjshme.

Ndërkohë më herët në postin e Durrësit u sekuestrua një sasi prej 300 kilogramësh kokainë, e cila kishte destinacion Italinë./tvklan.al