“Asetet me vlerë disa miliona dollarë, produkt i krimit”

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 37 pasuri me vlerë disa milionë euro në pronësi të familjarëve të Devi Kasmit, i cili mbeti i vrarë gjatë një atentati me armë në vitin 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Organi i akuzës në një njoftim zyrtar ka bërë të ditur se pronat e sekuestruara rezultojnë që të jenë në emër vëllait, babait, nënës, ish-bashkëshortes dhe familjarëve të tjerë të viktimës.

Pasuritë e sekuestruara janë kryesisht prona të paluajtshme, përfshi ndërtesa, sipërfaqe toke, si dhe automjete, të cilat ishin shpërndarë tek rrethi i ngushtë i familjarëve të Kasmit.

Në përfundim të hetimeve dhe verifikimeve të nevojshme ka rezultuar se pronarët e 37 pasurive, nuk justifikojnë me burime të ligjshme të të ardhurave, ndaj është vendosur masa e sekuestros.

Pasuritë e vendosura nga shtetasit e mësipërm apo që kanë lidhje me to nuk justifikohen nga një aktivitet ekonomik i mirëfilltë. Ato pasuri dyshohet se rrjedhin dhe janë produkt i aktivitetit kriminal. Shtetasit që i zotërojnë këto pasuri, nuk rezultojnë të kenë veprimtari të rregullt dhe të mirëfilltë ekonomike që të justifikojnë burimin e ligjshëm dhe më pas edhe rritjen e këtyre pasurive”.

Prokuroria bën të ditur se hetimi pasuror ndaj Kasmit dhe familjarëve të tij ka nisur pas sekuestrimit të një sasie kokaine dhe armë zjarri që u gjetën në banesën e tij menjëherë pas vrasjes. Gjithashtu verifikimi i pasurive të Kasmit është kryer për shkak se ishe një person me rekorde kriminale, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës në Francë, Itali dhe Spanjë.

Devi Kasmit u vra më 29 Janar të vitit 2018 dhe si autor për vrasjen e tij është dënuar tashmë me burgim të përjetshëm ish-komandoja grek Ethimios Efthimiou.

Tv Klan