Janë shpallur në kërkim për grabitjen e Rinasit

Dy të shpallurve në kërkim për grabitjen e 9 Prillit në Rinasit, vëllezërve Klement dhe Elvis Çala u është sekuestruar një pasuri me vlerë 500 mijë euro me pretendimin se këtë pasuri e kanë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Pasuritë e sekuestruara janë një apartament në Elbasan, 500 metra truall, 50% e aksioneve të një shoqërie në zotërim të Klement Çalës si dhe 809,5 metra katrorë arë gjithashtu në Elbasan

Klement Çala është cilësuar si truri i grabitjes së 6,5 milionë eurove në pistën e Rinasit. Për çdo informacion për vendndodhjen e tij policia ka vënë në dispozicion një shumë prej 10 mijë eurosh.

Nga grabitja e 9 Prillit deri tani janë vënë në pranga Ragip Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli, Saimir Çela dhe Alkond Bengasi. Më 15 Qershor të këtij viti u arrestua edhe Hasan Kanaçi, personi që dyshohet se informoi grabitësit nga brenda aeroportit për transfertën e parave drejt Vjenës.

Tv Klan