Sekuestrohet mbi 1 kg kokainë në Tiranë, 2 të arrestuar! Një 23-vjeçar arratiset me vrap


Sekuestrohet mbi 1 kg kokainë në Tiranë, 2 të arrestuar! Një 23-vjeçar arratiset me vrap

10:47 01/10/2022

Mbi 1 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Tiranë. Lënda narkotike u kap gjatë tentativës së shkëmbimit.

Sipas policisë, S. Gj., 54 vjeç dhe A. C., 42 vjeç, të dy të arrestuar tashmë, kanë tentuar që të shkëmbejnë drogën në Marikaj. Ata do t’ia jepnin drogën një 23-vjeçari i cili sapo ka vënë re shërbimet e policisë është larguar me vrap. I riu është shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakoja me 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Policia thotë se po punon për kapjen e 23-vjeçarit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al












Të ngjashme