Serbia e përkushtuar për dialogun me Prishtinën, mungesë e besimit

Ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç duke iu drejtuar Komitetit për çështje evropiane në Bundestag tha se Serbia adresoi akuza të rënda ndaj autoriteteve në Prishtinë dhe Tiranë që kanë shtuar së tepërmi aktivitetet e përbashkëta për realizimin e idesë së ‘Shqipërisë së Madhe’

“Ne jemi të shqetësuar për shtimin e aktiviteteve që po kryhen nga autoritetet në Prishtinë dhe Tiranë për realizimin e idesë së ‘Shqipërisë së Madhe’, e cila është një kërcënim jo vetëm për Serbinë por edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit. Beogradi pret një veprim të fortë dhe të qartë nga partnerët evropian për të luftuar ambicie të tilla. Është e nevojshme që të gjithë ne të kuptojmë seriozitetin dhe kërcënimin afatgjatë ndaj të cilit është i ekspozuar rajoni ynë nga promovuesit e projektit të Shqipërisë së Madhe.”

Selakoviç u tha deputetëve në Berlin se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën me mirëbesim dhe se rezultati duhet të jetë një zgjidhje kompromisi, e qëndrueshme, e pranueshme nga të dy palët dhe në interes të të gjithë – serbëve dhe shqiptarëve.

Selakoviç vuri në dukje se Prishtina refuzon të zbatojë marrëveshjen në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe për ruajtjen e trashëgiminë kulturore Ortodokse në Kosovë.

Klan News