Këngëtari i njohur Seldi Qalliu ka qenë i ftuar në emisionin Aromë Dreke në Tv Klan. Ai ka treguar për periudhën e karantinës, lidhjen me kuzhinën, të dashurën e tij dhe planet në muzikë.

Seldi Qalliu: Dikur kam ditur të gatuaj vetëm gjëra elementare, vezë të skuqura dhe makarona, por karantina na ka zhvilluar aftësitë. Kam pyetur dhe kam kërkuar në YouTube dhe mësova bazën.

Arvi Kita: Imagjino çfarë ndodhi, karantina ne kuzhinierëve na bëri të këndojmë ndërsa këta që këndojnë filluan të merren me gatim. Kush është më tërheqëse për ty, kënga apo kuzhina?

Seldi Qalliu: Kuzhina më pëlqen shumë, kënga nuk diskutohet por kuzhina është një art më vete.

Seldi është shprehur se gjatë karantinës ka eksperimentuar shumë me kuzhinën, dhe sot në Aromë Dreke vjen me një recete speciale, gjellë me bizele, manaferra dhe luleshtrydhe. /tvklan.al