Këngëtarja: “Rare beauty” është bërë globale dhe jam mirënjohëse të gjithëve

Ndërsa ishte në xhirimin e fushatës së radhës reklamuese Selena Gomez ka festuar zgjerimin e kompaninë së saj të kozmetikës ‘Rare Beauty’.

Tani produktet e bukurisë mund të blihen në dyqanet Sephora në Francë, Spanjë, Gjermani, Itali, Poloni, Suedi, Danimarkë, Rusi, Zvicër, Greqi, Portugali, Turqi, Rumani, Republikë Çeke dhe Lindjen e Mesme.

‘Jam kaq e lumtur që Rare Beauty është bërë globale. Unë kam dhënë zemrën dhe shpirtin  në markën time dhe nuk mund të jem më mirënjohëse që mund ta ndaj me të gjithë botën… jam e trishtuar, sepse nuk mund të isha në secilin vend për të festuar. Mezi pres ta vizitoni dhe ta shihni së shpejti!‘, shkroi këngëtarja për 448 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Këngëtarja ka njoftuar gjithashtu edhe bashkëpunimin për rrobat e banjës me markën La’Mariette. Koleksioni i Selena-s përbëhet i gjithi nga këto ngjyra si vjollcë, portokalli dhe neon.

Klan News