Në një intervistë të dhënë së fundmi, në emisionin “NPR”, Selena Gomez ka treguar se ajo ka qenë “viktimë” e “abuzimit emocional”, gjatë marrëdhënies së saj me Justin Bieber.

Për herë të parë, këngëtarja pranoi se kënga  “Lose You To Love Me”, është një dedikim për mënyrën si ajo ka përjetuar lidhjen, por edhe ndarjen nga Justin Bieber.

Nuk është një këngë e urryer. Është një këngë që po thotë se unë kisha diçka të bukur dhe nuk e mohoj asnjëherë se ishte kështu. Po ishte shumë e vështirë dhe jam e lumtur që ka mbaruar. Mendova se ishte një mënyrë e mirë për ta thënë. Tani jam duke hyrë në një kapitull të ri”.

E pyetur nëse e shikon lidhjen me Bieber si një nga pjesët më të vështira të jetës së saj, Gomez shprehet: Jo, sepse unë kam gjetur forcë në të. Është e rrezikshme të qëndrosh në mentalitetin e  viktimës. Unë mendoj se kam qenë viktimë e një abuzimi të caktuar.

Më tej, Selena sqaron se bëhet fjalë për një abuzim emocional, por ajo nuk dëshiron ta kaloj pjesën tjetër të jetës së saj duke folur për Justin Bieber.

Nuk dua ta kaloj pjesën tjetër të jetës sime duke folur për këtë. Unë jam me të vërtetë krenare, që të them se ndihem më e fortë se ndonjëherë dhe kam gjetur mënyrën për të ecur përmes saj, me sa më shumë hir të jetë e mundur”./tvklan.al