“Ndaloni kërcënimet me vdekje ndaj Hailey Bieber”

Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez u ka bërë thirrje fansave të saj që të ndalojnë së dërguari Hailey Bieberit kërcënime me vdekje.

Ka qenë vetë modelja e cila i ka kërkuar ndihmë këngëtares pasi kohët e fundit ndihej shumë e frikësuar nga mesazhet që i vinin në rrjetet e saj sociale.

Hailey Bieber, e cila është e martuar me ish të dashurin e Selenas, Justin Bieber, është bombarduar me mesazhe urrejtjeje në internet që nga mosmarrëveshja e krijuar si pasojë e një postimi në TikTok, ku ajo duket sikur po e nënçmonte këngëtaren e famshme. Ajo i ka mohuar akuzat e njerëzve, duke thënë se ka vetëm dashuri dhe respekt për aktoren.

Kjo nuk është hera e parë që Selena flet për të mbrojtur Haileyn. Në vitin 2019, ndërsa nuk e përmendi Hailey-n me emër, ajo shkruajti një shkrim të gjatë në Instagram teksa shprehej kundër atyre që përpiqen të rrëzojnë gratë.

Tv Klan