Mediat sociale dihet se janë toksike për shëndetin tonë mendor. Nga përballjet e pashëndetshme që bëjmë me miqtë tanë dhe influencer-at që ndjekim, te varësia që ata u imponojnë mbi miliona përdoruesve të aplikacioneve; një detoksifikim total mund të jetë një mënyrë efektive për të ndryshuar jetën tuaj.

Këngëtarja Selena Gomez si një nga njerëzit më të ndjekur në Instagram, është e vetëdijshme për peshën që ka media sociale në jetën e përditshme dhe shëndetin. Për këtë arsye, vitet e fundit, Selena Gomez ka vendosur të bëjë pushim nga platformat sociale, duke u ndarë nga Instagram & Co për shumë muaj, duke lënë që profili të menaxhohet nga menaxheri i saj. Tani, këngëtarja e “Lose You To Love Me” ka treguar më në fund dhe për herë të parë momentin në të cilin zgjodhi të largohej nga rrjetet sociale.

Në një intervistë, Selena Gomez bëri me dije se kur mori vendimin për t’u distancuar nga Instagram.E gjitha filloi rreth tre vjet më parë, kur këngëtarja vuri në dyshim nevojën e vazhdueshme për të qenë në çdo kohë, si dhe fluksin e informacionit dhe vëmendjen teleskopike, dhe shpesh negative, ndaj jetës së saj private.

Selena Gomez shpjegoi se fillimisht ajo donte të fshinte plotësisht profilin e saj në Instagram, por ekipi i saj e bindi që të mos e bënte dhe për fat të mirë, duket se ka funksionuar shkëlqyeshëm. Selena Gomez pranoi se një jetë e lirë nga mediat sociale nuk ka qenë gjë tjetër veçse e dobishme për të.

Klan News