Këngëtarja rrëfehet për pandeminë, koncertet dhe udhëtimet

Këngëtarja Selena Gomez ka zbukuruar numrin e Korrikut të ‘Australian Vogue’, ku ajo foli për gatimin, krijimin e një shtëpie të sigurt dhe gjetjen e lumturisë në jetë.

Gomez nuk la pa përmendur gjithashtu dhe përvojën e pandemisë së koronavirusit, e cila solli shumë ndryshime në industrinë e muzikës dhe zbuloi se i kanë munguar koncertet dhe udhëtimet.

Si personazhi më i ndjekur në Instagram në të gjithë botën ajo e ka përdorur platformën e saj për të ndërgjegjësuar njerëzit rreth shëndetit mendor.

Qëllimi im me “Rare Beauty ”ishte prishja e standardeve joreale të bukurisë. Nga përvoja personale kam parë se si këto standarde të pamundura të bukurisë kanë një efekt të keq në shëndetin tim mendor dhe unë njoh shumë njerëz që janë ndjerë në atë mënyrë”, shpjegoi artistja teksa pozonte për revistën e modës.

Selena gjatë intervistës tregoi dhe planet e së ardhmes, ku rrëfeu se do të fokusohej më shumë në aktrim dhe markën e saj të kozmetikës.

Klan News