Këngëtarja rilind në jetën private dhe në muzikë

Një set fotografik super seksi dhe një Selena Gomez që duket se ka rilindur.

Këngëtarja e famshme është zgjedhur nga revista britanike “Dazed” si imazh i kopertinës pranverë 2020. “Më trajto butësisht, jam një superyll” është titulli, që më shumë duket si një mesazh për pasardhësin e Justin Bieber.

Përveç formave, bukurisë ekzotike, natyralitetit, bie në sy vetëbesimi, energjia për të rinisur jetën jo në pikën ku ndaloi, por aty ku nuk duhej të ishte ndalur kurrë.

27-vjeçarja po kalon një moment të mirë edhe në karrierë, pas publikimit të albumit të ri “Rare” dhe publikimit të linjës së make-up it “Beauty”.

Tv Klan