Në formën më romantike të mundshme, këngëtarja Selena Gomez ka njoftuar për albumin më të ri muzikor, në bashkëpunim me “shokun e saj të zemrës” Benny Blanco.

Ylli i muzikës ndau një sërë fotosh në Instagramin e saj ku shkruante “Gjithmonë ju mashtroj, albumi im i ri “I Said I Love You First”, me shokun tim më të mirë Benny Blanco lançohet më 21 Mars. Këngën tonë të parë “Scared of Loving You” e keni në çdo platformë. Mezi po presim ta ndajmë me ju këtë projekt.”
Blanco, i nominuar 11 herë për Grammy, e ka ndarë po ashtu këtë lajm me ndjekësit e tij ku shkruan: “S’më besohet që do kaloj gjithë jetën me ty”.
Sipas mediave të huaja, në këtë album do pasqyrohet gjithë historia e tyre e dashurisë!
/tvklan.al