Një hulumtim i ri i kryer së fundmi tregon se ‘selfie’ mund të përdoret për të zbuluar sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët në Kinë thanë se ishte e mundur të përdorej një algoritëm kompjuteri për të zbuluar sëmundjen e arterieve koronare, duke analizuar katër pozicionet e një fytyre.

Disa veçori të fytyrës janë të lidhura me një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës, të tilla si rrallimi ose flokët gri dhe rrudhat.

Profesori Zhe Zheng, i cili drejtoi studimin tha:  Sipas njohurive tona, kjo është puna e parë që tregon se inteligjenca artificiale mund të përdoret për të analizuar fytyrat dhe për të zbuluar sëmundjet e zemrës. Kjo mund të jetë një mënyrë e lirë, e thjeshtë dhe efektive për të identifikuar pacientët që kanë nevojë për analiza të mëtejshme. /tvklan.al