Një kamera fluturuese është shpikja më e fundit nga Snap, kompania e cila njihet për aplikacionin Snapchat. Një dron i vogël i verdhë, i quajtur Pixy është cilësuar nga kompania si “shoku fluturues” që mund të ndihmojë njerëzit të shkrepin fotoja pa nevojën e një shkopi të posaçëm (selfie stick).

Pajisja është e disponueshme në Francë e SHBA, ku rregullat e përdorimit të një droni janë më të lehta. Snap e sjell këtë risi teksa shumë gjigandë të tjerë të fushës po krijojnë sende të ngjashme për teknologjinë AR (Augmented Reality).

Pixy vepron në mënyrë autonome, duke xhiruar video gjatë kohës që fluturon të cilat transferohen automatikisht në aplikacion. Në fund të fluturimit, droni ulet në dorën e përdoruesit të saj.

Snapchat ka mbi 300 milionë përdorues aktivë në të gjithë botën. Ndonëse nuk është aq popullor sa rrjetet e mëdha si Facebook apo Twitter, numëron përdorues të moshave nga 13-34 vjeç në më shumë se 20 shtete./tvklan.al