Krimi i organizuar dhe rrënjët e thella që ka lëshuar ai në Shqipëri, ka mbledhur sërish prokurorë dhe hetues në një seminar të organizuar nga Fondacioni Gjerman “Fridrik Ever”. Drejtori i Policisë Kriminale në Gjermani Helmut Vider, ka shpjeguar para prokurorëve shqiptarë eksperiencën gjermane në zbulimin dhe kapjen e organizatave kriminale. Në seminar janë treguar raste konkrete si dhe metodat klasike. Prokurorët shqiptarë kanë patur rastin që të diskutojnë dhe çeshtjet konkrete nga tabloja e krimit shqiptar ku për disa prej të cilave është gjetur dhe zgjidhja.

Pamje prokurorët në një seminar gjerman./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili