Një sëmundje e rrallë që prek fëmijët dhe që mund të lidhet me Covid-19 është raportuar në disa vende të ndryshme europiane. Shërbimi shëndetësor në Angli ka deklaruar se rastet e fëmijëve në terapi intensive me gjendje inflamatore është duke u rritur.

Fëmijët shfaqën simptoma të Covid-19, sindromën e shokut toksik dhe sëmundjen e Kawasaki-t. Rastet janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Itali, Spanjë dhe në SHBA. Megjithatë jo të gjitha rastet kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Çfarë është sëmundja e Kawasaki-t?

Sëmundja e Kawasaki-t prek zakonisht fëmijët nën moshën 5-vjeçare. Ajo shkakton inflamacion në enët e gjakut. Shpeshherë i fryn ato, gjë që m mund të pasohet me fryrje të arterieve.

“Temperatura, sytë e kuq, gjuhë e kuqe, fryrje ose skuqje e duarve dhe këmbëve, madje fryrje e kyçeve dhe qafës janë disa prej karakteristikave të sëmundjes”, deklaropi Adriana Treboulet.

Sëmundja mund të jetë e lehtë, por 1/ 4 e fëmijëve përjetojnë aneurizëm ose fryrje të arterieve të zemrës.

“Fillimisht njerëzit shohin shenjat në lëkurë, por ne kemi më së shumti frikë se sëmundja prek zemrën dhe një inflamacion në zemër mund të jetë gjithnjë i rrezikshëm”, tha Treboulet.

Si po lidhet kjo sëmundje me Covid-19?

Në disa vende ku ka pasur shpërthime të mëdha të koronavirusit ka pasur më shumë raste të shokut pediatrik dhe ku fshihej sëmundja Kawasaki. Disa prej tyre kanë rezultuar pozitivë, megjithatë nuk dihet sa është numri real i tyre.

Ministri francez i Shëndetësisë tha në parlament se janë mbi 15 raste me sëmundjen Kawasaki në vendin e tij. Megjithatë jo të gjitha rastet me sëmundjen e rrallë janë pozitive me Covid-19.

Pediatrët në Spanjë kanë hedhur të njëjtin shqetësim, mirëpo ata thonë që nuk është situatë alarmante.

“Rastet e shokut tek fëmijët që po rastisin me eideminë e Covid-19 janë shumë të rralla”, thuhej në një deklaratë të mjekëve.

Ekspertët shprehen se është ende herët për të përcaktuar nëse ka një lidhje direkte mes virusit që shkakton Covid-19 dhe sëmundjes së Kawasaki-t.

Sipas mjekëve britanikë, mund të jenë disa patogjenë të tjerë infektivë që shkaktojnë sëmundjen e rrallë në Europë.

“Mund të ketë raste më të këqija të sëmundjes pasi kuptohen më vonë, sepse fillimisht merren si raste Covid-19”, tha profesori Robert Tulloh për Euronews.

Sipas tij do të duhen muaj që epidemiologët të kuptojnë nëse vërtetë ka një lidhje mes dy sëmundjeve. Sipas profesorit, në vitin 2003 pati një lidhje mes sëmundjes Kawasaki dhe SARS-it, por kjo teori nuk është provuar asnjëherë.

Më 29 Prill Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi se po hetohet për gjendjen e rrallë inflamatore./tvklan.al