20 persona me simptoma të “Sindromës Havana” në Vjenë

Qeveria amerikane është vënë në alarm pas raportimit të një serie incidentesh shëndetësore në kryeqytetin austriak Vjenë që ka përfshirë diplomatët e saj dhe staf të administratës.

Më shumë se 20 zyrtarë kanë raportuar simptoma të ngjashme me atë që njihet si “Sindroma Havana” një sëmundje misterioze e trurit. Raportimet datojnë që nga janari kur presidenca drejtohet nga Joe Biden.

Kjo sindromë është ende e pashpjegueshme, por shkencëtarët amerikanë thonë se ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga rrezatimi me mikrovalë. Ajo u identifikua për herë të parë në Kubë në vitet 2016 – 2017.

Në atë kohë diplomatë amerikanë dhe kanadezë në Havana u ankuan për marrje mendsh, humbja të ekuilibrit, humbja të dëgjimit dhe ankth. Uashingtoni akuzoi Kubën për kryerjen e “sulmeve zanore”, të cilat ajo i mohoi me forcë duke bërë që incidenti të rritë tensionin mes dy vendeve.

Një studim akademik amerikan i vitit 2019 zbuloi “anomali të trurit” në diplomatët që ishin sëmurë, por Kuba e hodhi poshtë raportin. Rastet e Vjenës dolën në dritë në revistën New Yorker të premten dhe u konfirmuan më vonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit që  tha se ishte “duke hetuar me prioritet”.

Rueters citon një deklaratë të Ministrisë së Jashtme austriake që tha se ajo ishte “duke punuar me autoritetet amerikane për zbardhjen e incidentit”. Vjena konsiderohej si një pikë e nxehtë e spiunazhit, veçanërisht gjatë Luftës së Ftohtë.

Shtetet e Bashkuara kanë një prani të madhe diplomatike atje. Në Vjenë po mbahen edhe bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen bërthamore të 2015-ës.

Tv Klan