Sëmundjet si fruth dhe rubeolë do të hiqen përgjithmonë nga Shqipëria. Fushata e parë vaksinuese 2-javore arrintë mbulojë 95% të popullatës. Vetëm Tirana, qyteti më problematik, raporton 98%. Kështu që për krerët e shëndetësisë, mjekët e ardhshëm këtë sëmundje do t’a njohin vetëm nëpërmjet librave. Fakt që do të shërbejë për të zhvilluar të tjera programe masive në ndihmë të shëndetit publik.

Këto janë të dhëna paraprake pasi në disa zona ende vazhdojnë të vaksinohen fëmijë që nuk e kanë bërë këtë injeksion për arsye të ndryshme. Sipas Ministrisë së Shëndetësië vaksina jo vetëm shpëton jetë njerëzish, por kursen miliona dollarë nga shpenzimet për shëndetin publik dhe atë sociale./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti