Specialistët: Në Shqipëri rreth 87 mijë persona me probleme të tilla

 “Duaje Zemrën Tënde”, ishte slogani sensibilizues në Ditën Botërore të Zemrës që u zhvillua në kryeqytet. Duke marr shkas nga kjo, sipas OBSH-së, Shqipëria renditet ndër vendet me rrezikshmëri te larte kardiovaskulare.

“Mbi 87 mijë persona me sëmundje kardiovaskulare në Shqipëri, nga këta rreth 36 mijë janë më sëmundje ishemike të zemrës, ndërkohë që 260 mijë persona në total vuajnë nga hipertensioni dhe disa sëmundje të tjera kardiovaskulare”, është shprehur Dorina Toçi, përgjegjëse e Sektorit të Sëmundjeve Kronike, ISHP

“Sipas OBSH Shqipëria është kategorizuar në vendin që është me rrezik të lartë kardiovaskular. 1.4 milion shqiptarë vuajnë nga çrregullimet e yndryrnave nga të cilët 44 % janë femra”, është shprehur mjekja kardiologjia Engjellushe Hasani.

Kardiologet theksojne se vitet e fundit, po shtohen të rinjtë që preken nga sëmundjet e zemrës dhe rëndisin disa faktorë.

“Ka filluar të ulet mosha e sëmundjeve kardiovaskulare dhe këtu ndikojnë shumë faktorë siç është obeziteti, diabeti, dislipidemia, çrregullimet e ankthit, depresioni, mënyra e të ushqyerit”, ka thënë Hasani.

Edhe pandemia sipas specialisteve te ISHP-së ka patur ndikim negativ tek kjo kategori.

Mjekët apelojnë që të tregohet sa më shumë kujdes sa i përket problemeve kardiake dhe njëkohësisht rekomandojnë kryerjen e Kontrollit Bazë Shëndetësor falas.

Klan News