ISHP: Strategji për uljen e obezitetit, diabetit e hipertensionit

Sëmundjet kronike jo të transmetueshme, vijojnë të pësojnë rritje në popullatën shqiptare. Faktorët e rrezikut sipas ISHP mbeten hipertensioni, diabeti dhe obeziteti. Kjo e fundit ka pësuar rritje si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.

Dorina Canaku, specialiste ISHP: Faktorët e rrezikut madhor për sëmundjet jo të transmetueshme janë duhanpirja, obeziteti, hipertensioni, inaktiviteti, diabeti. Obeziteti është rritur si tek meshkujt dhe tek femrat. 13 % tek meshkujt dhe 16 % tek femrat. Diabeti, 88 mijë përsona tek mjeku i familjes me diabet, plus 7 mijë çdo vit.

Në strategjinë e saj, ISHP synon reduktim me 10 % të hipertensionit në popullatë të rritur, kryesisht tek personat mbi 50 vjeç. Rritja e duhanpirjes, për ekspertët e ISHP është një nga faktorët e riskut për sëmundjet kronike, edhe pse ka ardhur në ulje tek meshkujt, e kunderta ndodh me femrat.

Dorina Canaku, specialiste ISHP: Prevalenca e duhanpirjes në popullatën tonë ka ardhur në ulje gjatë 10 viteve, në 36 % tek meshkujt, ndërkohë që tek femrat prevalenca e duhanpirjes ka pësuar një rritje të lehtë nga 4-5 %

Katër janë qarqet më të prekura nga sëmundjet kronike në Shqipëri.

Dorina Canaku, specialiste ISHP: Qarqet më të prekura janë Korça, Berati, Lezha dhe Gjirokastra. Kjo lidhet edhe me moshën e popullsisë në këto qarqe.

Përsa i përket konsumit të alkoolit, sipas statistikave zyrtare 21 % e popullatës në vend e përdor tej normave te lejuara, për këtë arsye ISHP thotë se se për të ulur sëmundshmërinë në vend, synohet të reduktohet në 10 %. 

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, të gjitha sëmundjet kronike lidhen edhe me stilin e jetesës dhe mungesën e aktivitetit fizik në popullatë, për të cilën ISHP rekomandon rritje të prevalencë së saj duke nisur nga fëmijët e deri tek të rriturit.

Tv Klan