Shqipëria renditet e para në rajon për sëmundjet e shëndetit mendor. Një studimi i revistës shkencore ‘Lancet’, tregon se rreth 13.8% e popullsisë është e prekur nga këto sëmundje. Në raport theksohet se në vendin tonë shënohet nga viti në vit rritje e numrit të personave të prekur nga çrregullimet mendore, ankthi dhe depresioni.

Sipas ekspertëve, personat e prekur në vendin tonë përveç vështirësive që hasin sa i përket kujdesit shëdetësor dhe, vuajnë edhe diskriminimin, që nis nga mënyra se si trajtohen në spitale deri tek problemet që hasin në familje apo shoqëri sa i përket integrimit të tyre. Studimi rendit ankthin si sëmundjen më të përhapur në këtë kategori në vendin tonë, me 3.56% të popullsisë së prekur. Më pas vijnë depresioni dhe varësia nga alkooli dhe drogat, me 1.67% të totalit të popullsisë.

Studimi thekson se ankthi po njeh rritje të numrit të të prekurve edhe në nivel global. Raporti flet për humbjen e 16 trilionëve Dollarëve nga viti 2010 e deri tani në mungesë të adresimit të problemit. Ndërkohë, shënohet edhe ulje e moshës së vdekjes nga sëmundjet mendore. Shumë pacientë në gjendje të rënduar humbin jetën pa mbushur 20 vjeç.

Klan Plus