Senati amerikan ka votuar për të miratuar një projekt-ligj të ri prej 40 miliardë dollarësh për të ofruar ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën. Kjo është paketa më e madhe e ndihmës emergjente deri më tani për Ukrainën.

Paketa e çon ndihmën totale të SHBA në më shumë se 50 miliardë dollarë, përfshirë 6 miliardë dollarë për asistencë sigurie si trajnime, pajisje, armë dhe mbështetje.

Projektligji, i cili u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve me mbështetje të gjerë dy partiake më 10 maj, pritej të miratohej në fillim të kësaj jave, por u bllokua nga republikani i Kentakit Rand Paul për një mosmarrëveshje rreth mbikëqyrjes së shpenzimeve.

Por udhëheqësi i Senatit republikan, Mitch McConnell hodhi poshtë këto shqetësime dhe u tha gazetarëve se Kongresi kishte një “përgjegjësi morale” për të mbështetur “vetëmbrojtjen e një demokracie sovrane”. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vlerësoi paketën e ndihmës si “një kontribut të rëndësishëm të SHBA për rivendosjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë, Evropë dhe botë”./tvklan.al