Senati amerikan miraton projektligjin për inflacionin





Senati amerikan miraton projektligjin për inflacionin

09:45 08/08/2022

Paketa prej 430 miliardë Dollarësh synon uljen e kostove të jetesës, reduktimin e gazeve serë dhe rritjen e taksave

Senati i SHBA miratoi një projekt-ligj gjithëpërfshirës prej 430 miliardë Dollarësh që synon të luftojë ndryshimet klimatike, të ulë çmimet e barnave dhe të rrisë disa taksa të korporatave. Sipas asaj që raporton Reuters kjo shikohet si  një fitore e madhe për presidentin Joe Biden pasi demokratët shpresojnë se do të ndihmojë shanset e tyre për të mbajtur kontrollin e Kongresi në zgjedhjet e këtij viti.

Pas një seance debati maratonë, dy-ditore gjatë fundjavës dhe përpjekjeve republikane për të anuluar paketën, Senati miratoi legjislacionin e njohur si “Akti i Reduktimit të Inflacionit”, me një votim 51-50 të partisë.

Ky projektligj do të dërgohet në Dhomën e Përfaqësuesve për një votim të premten dhe më pas do i kalojë administratës për nënshkrim . “Senati po bën histori,” tha një udhëheqës i shumicës së Senatit, Chuck Schumer ndërsa demokratët brohoritnin dhe anëtarët e stafit të tyre iu përgjigjën votimit me një ovacion të fortë.

Në bazë të këtij projektligji administrate amerikane kërkon që të reduktohet inflacioni , të ulen kostot e jetesës, të krijohen miliona vende pune me pagesa të mira dhe të ndërmerren hapa emergjentë për të luftuar gazet serë në të gjithë SHBA-të. Republikanët, duke argumentuar se projektligji nuk do të trajtojë inflacionin, e denoncojnë masën si një listë shpenzimesh të tepërta që do të nxisin papunësinë dhe mund të minojë rritjen ekonomike e cila rrezikon të bjerë në recesion.

Demokratët miratuan projektligjin duke përdorur një manovër parlamentare të quajtur “pajtim”, i cili lejon legjislacionin e lidhur me buxhetin të shmangë pragun prej 60 votash të dhomës prej 100 vendesh për shumicën e projektligjeve dhe të kalojë me një shumicë të thjeshtë.

Klan News













Të ngjashme