Ambientet e Fakultetit të Drejtësisë duhet të lirohen nga studentët e ngujuar të cilët i mbajnë të bllokuar, duke mos lejuar zhvillimin e procesit mësimor të rregullt për shumicën e studentëve të cilët janë zhvendosur në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Ka qenë ky vendimi i cili është marrë në mbledhjen e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës, i cili u zhvillua rreth orës 11:00 të së premtes. Kërkesa është bërë nga Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, i cili pas mbledhjes tha se ambientet e fakultetit duhet të lirohen për të vijuar normalisht procesin mësimor.

“Senati vendosi që t’ju kërkojë studentëve të ngujuar dhe të gjejë mirëkuptimin e tyre për të liruar ambientet e fakultetit për të vijuar normalisht procesi mësimor”.

Por nga kjo mbledhje nuk është përcaktuar se cila do të jetë forma e ndërhyrjes. Nëse z. Mynyr Koni do të kërkojë ndërhyrjen e forcave të rendit për të liruar ambientet nga studentët e ngujuar, apo nëse studentët do të bien dakord të lirojnë ambientet.

Senati i UT i është bahskuar përmes vendimarrjes së sotme shumicës dërrmuese të studnetëve që duan të zhvillojnë mësim. Ligji për arsimin e lartë në nenin 5 të tij e autorizon titullarin e Rektoratit që të ndërhyjë për të liruar ambientet e fakultetit dhe për të mundësuar zhvillimin e rregullt të procesit mesimor.

Tv Klan