Senati italian miratoi pasditen e kësaj të marte me 90 vota pro, 56 kundër dhe 1 abstenim dekretin e qeverisë “Meloni” për të ndryshuar funksionin e kampit të Gjadrit.
Në bazë të dekretit, kjo qendër do të përdoret tashmë për emigrantët që janë në pritje të riatdhesimit dhe jo si vend për ata që shpëtohen në ujërat ndërkombëtare dhe që do të prisnin aty procedurat e azilit.
Qeveria italiane bëri këtë ndryshim për shkak të mosaprovimit nga gjykatat në Romë.
Dekreti e ka nisur më herët zbatimin, pasi në Gjadër po mbahen aktualisht emigrantë që u është refuzuar azili dhe që presin kthimin në vendet e origjinës.
Tv Klan