Përçahen 5 Yjet. Qeveria e re votohet sonte në Dhomën e Ulët

Qeveria e re e Mario Draghit në Itali e kaloi provën e parë, atë të Senatit. Kabineti i tij mori një mbështetje të gjerë me 262 vota, 101 më shumë se shumica e nevojshme.

15 senatorë të Lëvizjes 5 Yjet, grupimi më i madh i Senatit dolën kundër vendimit të kryesisë së partisë së tyre dhe votuan kundër qeverisë Draghi. 8 të tjerë nuk morën pjesë në votim, çka nxorri në pah përçarjen e madhe brenda partie, ndër promovueset e ish-kryeministrit Giuseppe Conte.

Bashkë me votat e nacionalistëve të djathtë të grupimit Frateli d’Italia, qeveria e re mori 40 vota kundër dhe 2 abstenime.

Mario Draghi premtoi se do të punojë që të kthejë besueshmërinë e investitorëve të huaj tek qeveria italiane. Prioritet i tij është lufta kundër koronavirusit dhe imunizimi i popullatës me ritme të shpejta.

Qeveria e re pritet të marrë mbrëmjen e kësaj të Enjteje edhe votëbesimin e dhomës së ulët, ku jo të gjithë deputetët e 5 yjeve pritet ta mbështesin. Megjithatë pritet që shumica për Draghin të jetë e gjerë.

Tv Klan