Ashtu siç pritej, Senati brazilian votoi pezulllimin e presidentes Dilma Ruseff. Me 55 vota pro dhe 22 kundër, senatorët votuan pro largimit nga pushteti të predidentes braziliane, në një seancë që zgjati më shumë se 20 orë. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe ka një afat maksimal prej 6 muajsh.

Periudhë kjo që do t’i shërbejë Ruseff-it të përgatisë mbrotjen e saj e të përballet në gjykatë, e cila do të japë vendimin final. Në krye të shtetit gjatë kësaj kohe do të jetë zv/presidenti Michel Temer.

Një ditë më parë, Rusef apeloi në Gjykatën Supreme për anulimin e mocionit ndaj saj, por kërkesa e saj u hodh poshtë.

Më 17 Prill Dhoma e Kongresit brazilian votoi me një rezultat të thellë pro pezullimit të presidentes. Dilma Rusef akuzohet për manipulim të llogarive publike, me qëllim rizgjedhjen si presidente në vitin 2014, duke fshehur kësisoj rritjen e defiçitit.

Ajo erdhi në pushtet në vitin 2011 dhe është presidentja e parë femër e Brazilit. Pezullimi i Ruseff i jep fund drejtimit prej 13 vjetësh të vendit nga Partia e Punëtorëve.

Tv Klan