“Vendet duhet të marrin vendime të vështira”

Dy senatorë amerikanë, republikani Ron Johnson dhe demokrati Chris Murphy, kanë pritur në ambasadën amerikane në Prishtinë, Presidentin Hashim Thaçi, krerët e partive politike, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kanë kërkuar nga ta vazhdimin e dialogut, si dhe arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës e Serbisë. Sipas tyre duhet të merren vendime të vështira.

Sa i përket dialogut duhet të vazhdojë dhe të merren vendime të vështira për të dyja vendet edhe Beogradin. Ne do ta vazhdojmë udhëtimin tonë edhe në Serbi dhe atje do t’i themi edhe Vuçiçit të njëjtën gjë. Ne presim që ky dialog të jetë kuptimplotë dhe i frytshëm dhe ne shpresojmë që të dyja palët do ta kuptojnë se kërkohet sakrificë për të qenë e mundur që të normalizohen raportet mes këtyre dy kombeve”, tha Murphy.

Ne jemi këtu të japin përkrahjen tonë për këtë vend dhe për këtë rajon. Arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është çelësi i arritjes së një prosperiteti për qytetarët e të dyja vendeve“, u shpreh Johnson.

Senatorët amerikanë gjithashtu inkurajuan qytetarët e Kosovës që të dalin në zgjedhjet e parakohshme të 6 Tetorit.

Vizita e dy senatorëve vjen vetëm pak ditë pasi SHBA-ja emëroi Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Metthew Palmer, Përfaqësues të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

Tv Klan