Senati i SHBA-ve ka rënë dakord me rregullat e reja që lejojnë anëtarët të sjellin bebet e tyre në dhomën e senatorëve. Sipas BBC, masa vjen një javë pasi Tammy Duckworth u bë senatorja e parë që lindi fëmijën ndërkohë që ishte në detyrë.

Ajo kishte shprehur shqetësimin e saj nëse do të ishte në gjendje të kujdesej për vajzën e saj të porsalindur gjatë kryerjes së detyrava të saj kushtetuese.

Senatorët thanë se ishte e rëndësishme që ata të udhëhiqnin duke prezantuar politika miqësore me familjen.

Ky ndryshim u miratua në mënyrë unanime./tvklan.al