Senatori filipinas, kampion boksi

Senatori filipinas, kampion boksi

23:10 21/07/2019

41-vjeçari Pacquiao, fiton titullin në peshën velter

Manny Pacquiao nuk di të ndalet. Kampioni nga Filipinet fitoi brezin botëror në federatën WBA. Një sukses i arritur kur i duhen edhe pak muaj që të mbushë 41 vjeç. Triumfi u arrit ndaj amerikanit Keith Thurman që nuk njihte humbje në karrierën e tij.

Në ndeshjen që zgjati 12 raunde, Manny Pacquiao u shpall fitues me pikë, duke u bërë më i moshuari që siguron një brez botëror në kategorinë velter. Pacquiao, i cili prej kohësh është edhe senator në Filipine, nuk dëshiron ta mbyllë me boksin, duke premtuar se të rikthehet vitin tjetër në ring. Në karrierën e tij ka zhvilluar 71 sfida, nga të cilat ka fituar 62.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT