Senegali do të fillojë prodhimin e vaksinave COVID-19 vitin e ardhshëm nën një marrëveshje me grupin belg bioteknologjik Univercells që synon rritjen e ambicieve të Afrikës për prodhimin e ilaçeve.

Ndërsa vendet e pasura fillojnë të rihapen pasi kanë siguruar furnizimet e vaksinave herët, kombet afrikane janë ende duke luftuar për të marrë doza. Në një kontinent prej 1.3 miliardë banoresh, vetëm rreth 7 milion janë vaksinuar plotësisht.

Univercells njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes, por detajet ende nuk janë bërë publike. Sipas marrëveshjes, do të përdoret një teknologji e përparuar për të furnizuar kështu vendet në Afrikën Perëndimore.

Univercells do të transferojë linjën e saj të plotë të prodhimit në Senegal në gjysmën e dytë të vitit 2022, duke shtuar se kompania do të trajnonte stafin vendas. Instituti Pasteur i Senegalit është i vetmi objekt në Afrikë që aktualisht prodhon një vaksinë që është parakualifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Donatorët përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian po garojnë për të ndihmuar në financimin e institutit. Një thirrje nga instituti për një financim fillestar prej 10 milion dollarësh është nënshkruar deri tani.

Bashkimi Evropian tha muajin e kaluar se do të investojë të paktën 1 miliard euro për të ndërtuar qendra prodhuese në Afrikë, me Senegalin, Afrikën e Jugut, Ruandën, Marokun dhe Egjiptin midis kandidatëve kryesorë.

Klan News