E dashura e mesfushorit: Dasma zhvillohet më 29 Maj!

Pas skalitjes në fushë, Stefano Sensin e pret altari. Mesfushori i Interit ka vendosur t’i japë fund beqarisë me Giulia Amodio. Është e dashura e Sensit, Giulia ajo që ka pranuar se në fundin e sezonit futbollistik, çifti do i drejtohet altarit.

Kuriozitetit të ndjekësve të saj në rrjetet sociale se kur do të ndodh ceremonia martesore, Giulia ka pohuar se diçka e tillë do mbahet më 29 Maj të këtij viti.

Një datë që përkon me fundin e sezonit aktual, ku Sensi shpreson që fillimisht ta kurorëzojë me titullin e Seria A me Interin.

Klan News