Duke u ngjyrosur do të tregojnë edhe cila është substanca ndotëse dhe e dëmshme.

Zbulimi i grupit kërkimor të Departamentit Kimik të Universitetit të Genavas është mjaft i rëndësishëm dhe një hap përpara në monitorimin e mjedisit.

Studimi i publikuar në revistën shkencore “Advanced Optical Materials” shpjegon përbërjen e sensorëve të rinj, që inxhinierët janë frymëzuar nga sisitemet natyrale si krahët e fluturave, puplat e palloit dhe ndërveprimi i dritës me një nanostrukturë shumë të sofistikuar që gjeneron fenomene komplekse duke i dhënë ngjyrë edhe materialeve transparente.

Pikërisht sepse ngjyra i përket strukturës dhe jo pigmenteve, ajo mund të kontrollohet kur vepron me një susbstancë ndotëse.

Këto pajisje të vogla do të shërbejnë për të gjetur dhe dalluar edhe ndotësit atmosferikë si pasojë e industrisë në kontekstet urbane, por mund të shërbejnë edhe si kontrollues të konservimimit të ushqimeve përgjatë gjithë zinxhirit të prodhimit.

Klan News