Viti 2020 filloi mjaft mirë për Rita Orën, si fillim duke marrë pjesë si anëtare jurie në spektaklin “The Masked Singer”, duke bërë disa xhirime për rolin në përshtatjen e filmit të Oliver Twist por edhe me disa projekte të reja.

Për të surprizuar të gjithë fansat e saj, Rita Ora ka publikuar një video teksa kërcen nën ritmet e hitit më të ri “How to be lonely”. Videoja e gjatë tre minuta, vë në pah linjat e saj trupore por edhe aftësitë e saj shumë të mira në kërcim.

Në video, Rita ka zgjedhur një veshje të thjeshtë; një palë streçe të ngushta dhe një bluzë të bardhë të shkurtër. Më pas, artistja shqiptare ka hedhur në Instagram edhe disa fotografi të tjera të realizuara gjatë xhirimeve të videos, duke i pyetur fansat se cilat janë të preferuarat e tyre.

Rita si shumë artistë të tjerë ka ndërprerë aktivitetet për shkak të përhapjes së virusit COVID-19.

Klan Plus